GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit

GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Sipas vendimit trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Marinela Osmani, Elteva Deda dhe Bib Ndreca vendosi deklarimin fajtor të Ndoc Gurit, Arben Kolajt, Ndrekë Lerës dhe Ilir Sokolit për vepra penale që lidhen me korrupsionin zgjedhor. Për Ndoc Gurin, gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa ekzekutimi i tij u pezullua dhe i pandehuri u vu në provë për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh. I njëjti vendim u...