Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugës, evakuohen disa familje

Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugës, evakuohen disa familje

Reshjet e dendura të shiut kanë qënë intensivisht prezent në qarkun e Gjirokastrës. Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga shërbimet e policisë. Segmentet e tjera të rrugës nacionale janë të kalueshme, por ka prani uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë. Rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash. Mësohet se në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe...