Gjirokastër/ Procedohet penalisht një 62-vjeçar për përndjekje
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj një 62-vjeçari, i dyshuar për përndjekje. Sipas policisë, procedimi penal ka nisur për shtetasin E. N., 62 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 42 vjeçe. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Burimi:
argjiroja.net