Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Forcat e armatosura gjermane kanë nisur sot 13 ushtarë drejt Groenlandës, pas një ftese nga Danimarka dhe si pjesë e përpjekjeve për të vlerësuar nevojat e sigurisë në rajonin arktik. Sipas raportimeve trupa gjermane u nis nga baza ajrore Wunstorf në Saksoninë e Poshtme me një Airbus A400M në orën 08:20, duke bërë ndalesa në Berlin dhe në Karup të Danimarkës, përpara se të zbresë në kryeqytetin Nuuk. Ministria gjermane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se misioni i ushtarëve është të shqyrtojnë kushtet dhe mundësitë për një kontribut ushtarak të Gjermanisë në mbështetje të Danimarkës, me qëllim rritjen e mbikëqyrjes dhe sigurisë në zonë. Sipas autoriteteve, kjo përfshirje e mundshme mund të lidhet edhe me monitorimin detar. Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz dhe ministri i...
Burimi:
gijotina.com