Gjendet pa shenja jete roja 58-vjeçar në Bulqizë, dyshohet se është rrëzuar në stokun e kromit

Gjendet pa shenja jete roja 58-vjeçar në Bulqizë, dyshohet se është rrëzuar në stokun e kromit

58-vjeçari Bashkim Keta, është gjetur i pajetë paraditen e kësaj të shtune në Bulqizë. Sipas policisë lokale të Bulqizës ngjarja ka ndodhur në Zonën D. Kanë qenë minatorët të cilët kanë nisur dyshimet e para, pasi roja i cili punonte në subjektin privat galeri kromi nuk e kishin parë në vendin e punës ç’ka kanë filluar ta kërkojnë. Më pas e kanë gjetur pa shenje jete në stogun e kromit dhe kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë ku dyshohet se roja Bashkim Keta 58 vjeç të ketë rrëshqitur në stogun e kromit duke humbur jetën. Njoftimi i policisë:  Bulqizë / Informacion paraprak Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është...