Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Maliq, dyshohet se ndërroi jetë tre ditë më parë

Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Maliq, dyshohet se ndërroi jetë tre ditë më parë

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari mund të ketë tre ditë që ka ndërruar jetë në banesë. Ai jetonte i vetëm ndërsa dyshohet se konsumonte edhe alkool. Nga këqyrja parapake nuk ka shenja dhune. Trupi do dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme. Top Channel