Gjendet e plagosur me armë zjarri një vajzë pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, ngjarja dyshohet se ndodhi në një hotel pranë zonës
Një vajzë është gjetur e plagosur me armë zjarri pranë zonës së Fakultetit Ekonomik në Tiranë, në afërsi të Rrugës së Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, e reja është konstatuar me plagë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Dyshohet se ngjarja ka ndodh ne nje hotel, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin detajet pas verifikimeve dhe hetimeve të para në terren. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv