Gjendet e plagosur me armë zjarri një vajzë në Tiranë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonë n e Saukut. Raportohet se e reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit. Ende nuk dihet identiteti i vajzë,s por mësohet se ajo është studente. Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burimi:
gijotina.com