Gjekmarkaj takim me strukturat e PD në Mirditë: Më 8 maj, të gjithë në protestë me një frymë bashkimi dhe mobilizimi
Nënkryetari i PD, deputeti Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me strukturat e PD në Mirditë, në kuadër të përgatitjeve për protestën e opozitës, e thirrur më 8 maj. “ Me Kryesinë e PD-së, në një frymë bashkimi dhe mobilizimi, po vijojmë përgatitjet dhe thirrjen drejtuar çdo mirditori për t’iu bashkuar protestës kombëtare të 8 Majit. Mirdita dhe mbarë Shqipëria janë sot përballë një momenti vendimtar. Mirditorët dhe çdo shqiptar i ndershëm janë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër regjimit të Edi Ramës, kundër shpopullimit dhe braktisjes që po i bëhet vendit tonë. Njëkohësisht, në Mirditë përmbyllet me sukses procesi i ristrukturimit të strukturave, duke hapur një kapitull të ri angazhimi, me energji të reja, përfaqësim dinjitoz dhe një organizim më të fortë në çdo cep...
Burimi:
sot.com.al