Gërryenin shtratin e lumit Devoll jashtë lejes, arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim administratori
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas zbulimit të një aktiviteti të dyshuar të paligjshëm në lumin Devoll. Policia e Cërrikut, pas kontrolleve dhe verifikimeve për raste që cenojnë mjedisin dhe regjimin juridik të tokës, ka goditur një subjekt që dyshohet se kryente gërryerje të shtratit të lumit jashtë kushteve të lejuara. Në pranga kanë rënë L. X., 35 vjeç, L. B., 42 vjeç, shtetas indian, dhe B. T., 46 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i subjektit, K. H., 22 vjeç. Njoftimi Arrestohen 2 punonjës në subjektin për llogari të të cilit kryhej gërryerja e shtratit të lumit.Shpallet në kërkim një 22-vjeçar, administrator i subjektit. Në pranga dhe 1 shtetas (i afërm i 22-vjeçarit) që kishte ndërtuar pa...
Burimi:
sot.com.al