Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore
Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, i pranishëm në protestën që vijon prej 76 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, ka denoncuar përpjekjet e qeverisë për të krijuar një alibi se dështimi i sezonit turistik po shkaktohet nga tubimet popullore. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Progni theksoi se turistët e huaj vijnë nga vendet demokratike ku protesta është diçka normale, ndërsa arsyet e dështimit të turizmit duhen kërkuar te keqqeverisja: “Dua t’i përgjigjem një retorike që po përgatitet prej kohësh. Thonë se protesta po dëmton turizmin. Jo, turisti nuk largohet sepse disa qytetarë dolën në shesh dhe kërkojnë llogari nga qeveria. Por largohen kur një destinacion turistik zhvillohet pa plan, pa standarde dhe pa menduar se çfarë eksperience do të ketë njeriu që vjen...
Burimi:
gijotina.com