Gazetarja Lala komenton ndryshimet në qeveri: Spiropali u bë kurban për Ballukun

Gazetarja Lala komenton ndryshimet në qeveri: Spiropali u bë kurban për Ballukun

Gazetarja Klodiana Lala komenton këtë mbrëmje ndryshimet e forta në qeverinë ”Rama 4”, ku më të bujshme duken largimet e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit. Lala bëri një profil të shkurtër edhe të ministrave të rinj të kabinetit. “Së pari mendoj se zoti Rama ishte i detyruar ti bënte këto lëvizje, për shkak se e kishte lakun në fyt, rasti Balluku, AKSHI dhe hetimi i disa deputeve. Rama i është nënshtruar Ballukut, Spiropali ishte kurban i saj. Spiropali ndodhej në Kosovë, e ka shkarkaur pa e pritur të kthehet. Kanë patur rivalitet të fortë me njëra-tjetrën, për shkak të një pushteti që kanë dashur të mbajën brenda PS. Balluku është larguar, por ka lënë të besuarit pas. Enea Karakaçi ka qenë administrator i OSHEE. E...