Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike
Një koncert i muzikantit amerikan në Tiranë po shndërrohet në një katastrofë politike për kryeministrin Edi Rama. Për lëvizjen protestuese, çështja tashmë shkon shumë përtej pakënaqësisë fillestare. Nga Nicole Anliker, NEUE ZUERCHER ZEITUNG Reperi kontrovers amerikan Kanye West u ngjit në skenë të shtunën e kaluar pranë Tiranës – dhe për më shumë se dy orë dha një shfaqje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Qeveria e kryeministrit Edi Rama i pagoi organizatorit privat të koncertit 4,2 milionë euro, nga frika se ai mund ta anulonte koncertin, i cili ishte paralajmëruar me shumë bujë, për shkak të shitjes së ngadaltë të biletave. Pak ditë më parë, në një video në Facebook, një Edi Rama dukshëm i irrituar deklaroi se me këtë injektim financiar kishte parandaluar një turpërim...
Burimi:
gijotina.com