Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen
Gazeta italiane “Il Manifesto” shkruan se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon një zgjidhje të re për menaxhimin e emigracionit, pasi qendrat për emigrantët e ngritura në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes me qeverinë shqiptare, rrezikojnë të mbyllen pas dy vitesh që, sipas medias italiane, kanë rezultuar të pasuksesshme. Sipas artikullit, kriza e emigrantëve në Ceuta i ka dhënë Melonit mundësinë të rikthejë në qendër të debatit politik idenë e krijimit të qendrave për emigrantë në vende të treta, por këtë herë brenda një kuadri evropian. “Il Manifesto” thekson se dy procese në pritje në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës. Sipas gazetës, marrëveshja me qeverinë shqiptare ngre pikëpyetje mbi përputhshmërinë...
Burimi:
gijotina.com