Gati dy muaj nga atentati në “Rinas”! HETIMET: Vrasësit e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit u larguan me ambulancë

Gati dy muaj nga atentati në “Rinas”! HETIMET: Vrasësit e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit u larguan me ambulancë

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani TIRANË-Teksa ka kaluar mbi një muaj pas atentatit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmand Dani dhe Muçi Shaljani, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve dhe hetimet vijojnë për kapjen e tyre. Hetimet janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie, ku janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. Sipas burmeve për A2 CNN autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip 'Toyota' me targa greke që përdorën në krim në fshatin, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë. Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur ekzekutorët. Kujtojmë se...