Gara për shefat e shërbimeve në QSUT/ Përfundojnë intervistat për 9 shërbime, priten emrat zyrtarë nga Ministria
Përfundojnë intervistat e profesorëve të mjekësisë që duan të drejtojnë 9 shërbime të rëndësishme në QSUT pas vendeve që u liruan pasi drejtuesit e tyre mbushën moshën e pensionit dhe nuk mund të mbanin më këtë pozicion. Pasi dorëzuan dokumentacionin me kriteret që duhej të përmbushnin për të drejtuar shërbimet spitalore përkatëse, kandidatët e përzgjedhur janë intervistuar nga një komision i cili kryesohej nga vetë ministrja e shëndetësisë Evis Sala, drejtues të QSUT, e të Universitetit të Mjekësisë. Kandidatët, një pjesë e të cilëve garojnë për herë të parë për drejtues të shërbimeve, kanë shpalosur idetë dhe vizionin se si mund të drejtojnë ndryshe shërbime të rëndësishme në QSUT. Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative të kandidatëve në drejtimin e strukturave shëndetësore....
Burimi:
top-channel.tv