Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Xholit kandidon edhe Rovena Zoto
Pas Adnand Xholit, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2016, kryeprokurori zgjidhet nga tre të pestat e Kuvendit me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë emërimi. Fillimisht, emrat që synojnë detyrën paraqesin dosjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që bën filtrin e parë e më tej lista e tre kandidatëve që kualifikohen i përcillet Parlamentit për votim. Prej ndryshimit të ligjit themeltar të shtetit, ishte Arta Marku që u zgjodh si numri një i akuzës, edhe pse me një mandat të përkohshëm duke zëvendësuar Adriatik Llallën. Në atë kohë, opozita kundërshtoi procedurën duke protestuar jashtë dhe brenda sallës së Parlamentit.Më tej, në dhjetor të vitit 2019 Olsian Çela mori mandatin...
Burimi:
gijotina.com