Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, prokurori i SPAK synon kreun e institucionit (Emri)

Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, prokurori i SPAK synon kreun e institucionit (Emri)

Prokurori i njohur, Adnan Xholi është i pari kandidat që ka shprehur interes për të garuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK mësohet se ka dorëzuar aplikimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi siç është njoftuar edhe më herët, afati për dorëzimin e kandidaturave për këtë post përfundon më 1 gusht. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar. I lindur në Dibër më 6 korrik 1975, ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe është emëruar prokuror në janar të vitit 2004. Më herët ka shërbyer si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si prokuror në...