“Futën frigoriferin me armë brenda burgut”/ Zbardhen detaje nga arratisja e Admir Tafilajt nga burgu i Drenovës

“Futën frigoriferin me armë brenda burgut”/ Zbardhen detaje nga arratisja e Admir Tafilajt nga burgu i Drenovës

Nga të gjithë skenarët e bujshëm të arratisjeve të ndodhura në burgjet shqiptare, ai që duket më i organizuari dhe më i arrituri në të gjitha detajet, pavarësisht fundit jo fatlum të secilit prej të burgosurve është ai i ndodhur në nëntorin e vitit 2013 në burgun e Drenovës në Korçë. Ku në qendër të kësaj arratisje spektakolare ishte Admir Tafilaj. Gazetarja Klodiana Lala publikoi detaje nga dosja e Admir Tafilajt, një i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili po vuante dënimin në këtë burg të sigurisë së lartë, që kishte thurur në mendjen e tij një plan gati perfekt arratisje. Që nëse do kishte një fund të lumtur, me siguri do të ishte ndër arratisjet më të qëlluara në analet e historive të...