“Futen dhe si infermiere, për t’u matur tensionin”/ Ambientet, gazetari Hoxha tregon si hyjnë “eskortat” në burgje
I ftuar ne nje studio televizive, gazetari Artan Hoxha është ndalur në debatin e hapur ditët e fundit mbi çështjen e të ashtuquajturave “eskorta”, që dyshohet se kanë akses edhe në ambientet e burgjeve për takime me të dënuar. Hoxha theksoi se kjo temë ka marrë vëmendje të madhe për shkak të emrave që përfliten dhe natyrës sensitive të saj. Sipas Hoxhës, problemi qëndron tek mënyra se si justifikohen hyrjet në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku në disa raste përdoren dokumente të falsifikuara ose prezantime të rreme si familjarë, infermierë apo edhe role të tjera të mundshme. Ai shton se ligjërisht, hyrja në burg duhet të jetë e kufizuar vetëm për personat e autorizuar, por në praktikë, sipas tij, ekzistojnë hapësira që shfrytëzohen për...
Burimi:
sot.com.al