Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës

Një bashkim kompanish i kryesuar nga Fusha është shpallur fitues në kontratën e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës. Fondi limit për këtë kontratë ishte paracaktuar 1.32 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Por konsorciumi i përbërë nga Fusha, Udha dhe Taulant shpk janë shpallur fituese me ofertën prej 9.7 milionë eurosh ose 4.3 milionë euro më pak se vlera limit. Sipas dokumentave të publikuar në APP, në garën për “Plotësimin e punimeve dhe përmirësimit estetik nga sheshi Shqiponja deri tek nënkalimi i Limuthit” u paraqitën 6 oferta. Më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive IDK konstruksion dhe Elmazaj me 899 milionë lekë, por kjo ofertë u skualifikua për mosplotësim kriteresh. Oferta e bashkimit të kryesuar nga Fusha ishte...