‘Furnizonte’ Fierin me kanabis, arrestohet pas 6 muajsh hetim 31-vjeçari

‘Furnizonte’ Fierin me kanabis, arrestohet pas 6 muajsh hetim 31-vjeçari

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Target”. Operacioni u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit. Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet,...