Fundi i palavdishëm i makiavelizmit
Fundi i palavdishëm i makiavelizmit Në Shqipëri thuhet rëndom se Rama është hajdut, por i zoti. Strateg. Disa hapa përpara rivalëve. Po, vërtet ka rreshtuar partinë, Kuvendin, median, ka eliminuar opozitën, kontrollon terrenin me patronazhistë dhe kriminelë, magjeps ndërkombëtarët dhe popullin me mjete spektakolare propagande, përtall njerëzit, e kështu me radhë. Edhe ç’ë që qeveris me skandale, gajasje dhe karagjozllëk? Ka fituar mandatin e katërt. Kush nuk e kapërdin dot që suksesi të jetë i paskrupullt, është thjesht naiv, ose më keq: moralist për të mbuluar paaftësinë e vet. Por për njerëzit me logjikë të ftohtë dhe të çmagjepsur nga përrallat me moral, fakti është që ai është i zoti. Kështu nuk flitet më vetëm për Ramën. Kështu flitet edhe për Ballukun, dhe kështu është...
Burimi:
sot.com.al