Fredi Beleri: Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE, drejtësia ka dështuar!

Fredi Beleri: Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE, drejtësia ka dështuar!

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, duke deklaruar se vendi nuk i plotëson ende kushtet për anëtarësim. Gjatë fjalës së tij në Strasburg, Beleri u shpreh se Shqipëria vijon të përballet me probleme serioze në funksionimin e shtetit të së drejtës, duke veçuar sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Sipas tij, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut kanë pasur mangësi, ndërsa pretendoi se disa gjyqtarë janë përjashtuar nga procesi dhe të tjerë kanë çështje ligjore të hapura në vende të Bashkimit Evropian. “Kur miratojmë ligje, është e rëndësishme të shohim edhe problemet e rënda. Shohim probleme në fushën e drejtësisë dhe në zbatimin...