Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi
Donati Jaku 31 vjeç dhe Florian Gjeta 22 vjeç, të arrestuar nga Komisariati nr. 4 me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Raportohet se Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet. Madje Gjeta edhe në rrjete sociale nxirrte foto me armë në brez. Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë. Florian Gjeta Njoftimi i Policise: Finalizohet...
Burimi:
gijotina.com