FOTO/ Kjo është çanta me paratë e grabitura në bankë dhe arma kallashnikov, autori u fut dhe doli… pa maskë

FOTO/ Kjo është çanta me paratë e grabitura në bankë dhe arma kallashnikov, autori u fut dhe doli… pa maskë

Kjo është çanta me paratë e grabitura në bankë dhe arma kallashnikov, të cilat autori i lëshoi sapo doli nga institucioni dhe kuptoi se ishte para efektivëve të policisë të cilët i bënë thirrje për t’u dorëzuar. 58-vjeçari Bardhyl Fusha u fut në bankën e  nivelit të dytë në zonën e ish-parkut të autobusëve, i pamaskuar, teksa për t’i frikësuar punonjësit në mënyrë që t’i jepnin paratë, ai ka shtënë me armë në dysheme. Por nuk ka rezultuar i ‘suksesshëm’ plani i tij, pasi sapo ka dalë nga banka është arrestuar. Ndërkohë policia po këqyr edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar nëse autori a vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë. Top Channel