Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15 të datës 17 shkurt 2026, shfuqizoi ndryshimet ligjore që cenonin statusin financiar të magjistratëve dhe urdhëroi Kuvendin të miratonte një rregullim të ri deri më 31 korrik 2026. Shoqatat theksojnë se, për shkak se Kuvendi nuk miratoi ndryshimet brenda afatit të përcaktuar, nga data 1 gusht 2026 ka hyrë automatikisht në fuqi mekanizmi i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky mekanizëm parashikon që pagat e magjistratëve të llogariten sipas formulës së funksionarëve të administratës së lartë publike, me efekte edhe për periudhën...