Flukset migratore në rënie në 2026, egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri

Flukset migratore në rënie në 2026, egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri

Foto ilustruese TIRANË- Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në janar të këtij viti u regjistruan gjithsej 1,660 hyrje të parregullta në rajon, një nivel rreth 37% më i ulët krahasuar me muajin dhjetor 2025 dhe rreth 12% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Brenda rajonit, Shqipëria mbetet një nga vendet me numër relativisht të ulët regjistrimesh, me 64 hyrje të identifikuara në janar 2026, në rënie me rreth 29% krahasuar me muajin paraardhës. Rajoni mbetet pikë tranziti Raporti i IOM për “Flukset e përziera migratore në Ballkanin Perëndimor” tregon se pjesa më e madhe e hyrjeve të parregullta vijon të...