Fluks në urgjencën e Fierit, çdo ditë mbi 120 pacientë
Mbi 120 pacientë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Fierit, si pasojë e virozave sezonale dhe gripit. Mjekja Ilva Çuni flet për një fluks të lartë të prekurish mes grup-moshave 15–25 vjeç dhe 70–80 vjeç, ndërkohë që fatkeqësisht nuk kanë munguar as rastet me pasoja fatale. Sipas mjekes Çuni, piku i gripit është shënuar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ku numri i vizitave ditore në urgjencë ka arritur deri në 160 pacientë në 24 orë. Ajo thekson se muaji janar ka regjistruar një rekord qytetarësh që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me rreth 4 mijë raste të trajtuara vetëm në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Mjekja nënvizon se gripi i këtij viti, krahasuar me një vit më parë, është karakterizuar nga një kohëzgjatje...
Burimi:
ntv.al