Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Fluks i lartë gjatë festave/ Fundjava e fundit e 2025-ës, 20 mijë persona “zbarkuan” në Kakavijë
kakavija KAKAVIJË- Fundjava e fundit e vitit 2025 dhe 2 ditë larg nga nata e ndërrimit të viteve, dogana e Kakavijës ka regjistruar shifra rekord lëvizjesh hyrje-dalje në kufi. Mësohet se gjatë fundjavës kanë kaluar në sportele hyrje-dalje rreth 20 mijë persona dhe 6 mijë automjete. Ndërkohë, vetëm në 24 orët e fundit nga kjo doganë kanë kaluar 9319 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 5391 në hyrje dhe 3928 në dalje, si dhe 3036 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1596 në hyrje dhe 1440 në dalje. Në total, sipas të dhënave zyrtare mbi 100 mijë persona të cilët kanë lëvizur në kufirin me Greqinë në këto ditë të festave të fundvitit, shifër kjo më e lartë krahasuar me vitin e kaluar. Lidhur me fluksin...