“Flitet për gjëra që nuk ekzistojnë”/ Protestat masive në Tiranë, Rama sërish akuza për ndërhyrje nga jashtë: Irani…
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian, duke pretenduar se protestat masive që po zhvillohen në Tiranë po shfrytëzohen dhe po fryhen përmes një fushate dezinformimi, inteligjence artificiale (deepfake) dhe ndërhyrjeve të huaja malinje. Rama tha se strukturat shtetërore janë duke punuar për dosjet dhe skedat e “flamengove” dhe premtoi se do të bëjë publike të dhëna fakte që vërtetojnë inxhinierimin e informacioneve të rreme. Rama këmbënguli se bëhet fjalë për një realitet të rremë virtual që nuk përkon me atë që ndodh në terren, duke deklaruar se qeveria i disponon këto të dhëna si fakt dhe jo si perceptim. “Flitet për gjëra që nuk ekzistojnë, që janë të rreme. Ne po punojmë dhe...
Burimi:
sot.com.al