Flamingot/ Artan Fuga: Protesta e papritur i theu mitin Edi Ramës se kishte në kontroll gjithçka

Flamingot/ Artan Fuga: Protesta e papritur i theu mitin Edi Ramës se kishte në kontroll gjithçka

Ekspertët e komunikimit e shpjegojnë sjelljen e Ramës ndaj protestës maratonë me manualin e njohur të propagandës, që synon shmangien nga faktet dhe delegjitimimin e aktorëve të protestës.Sipas pedagogut të Shkencave të Komunikimit, Artan Fuga, kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme.“Kryeministri dhe çdo qeveri apo çdo pushtet në raste krizash sociale dhe tensionesh politike, siç janë protestat, është i detyruar të komunikojë dhe komunikon në dy dimensione: dimensioni politik, racional, ku hyn në përmbajtje të çështjes me argumenta dhe dialog dhe dimensioni i marrëdhënieve publike dhe mjeteve të propagandës, jo të mbështetura në përmbajtje dhe dialog,” shpjegoi Fuga, duke theksuar se Rama zgjodhi këtë të dytën.Fuga i shpjegon arsyet e kësaj strategjie komunikimi me situatën e paparashikueshme, kulturën politike dhe nevojën e kryeministrit për...