Fiks Fare/ Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?
Rasti i tre fëmijëve në Durrës është një kambanë alarmi që duhet të zgjojë jo vetëm opinionin publik, por mbi të gjitha institucionet përgjegjëse, të cilat rezultojnë se e kanë pasur dijeni për situatën prej muajsh, por kanë reaguar vetëm pasi gjithçka u bë publike. Ende sot, e vërteta e plotë e historisë së kësaj familjeje nuk dihet. Megjithatë, ajo që dihet me siguri është se një nënë u masakrua publikisht në rrjete sociale, u etiketua, u poshtërua dhe u gjykua, ndërkohë që askush nuk ngriti akuza dhe pretendime serioze për babain e fëmijëve, i cili jeton jashtë vendit dhe pranoi se ishte në dijeni të gjendjes së tyre. Pak ditë më parë, në rrjet qarkulloi një video që tregonte tre të mitur në një...
Burimi:
top-channel.tv