Fiks Fare/ Shtëpia iu prish në 2023 nga investimi i NATO-s në Kuçovë, në 2026 OSHEE i thotë se je debitor
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një tjetër problematikë me faturimin e energjisë elektrike, ku një qytetar nga Berati del debitor në vitin 2026, megjithëse banesa iu prish nga vetë shteti në vitin 2023. Jorgo Baci ankohet në redaksinë e emisionit investigativ se në vitin 2023 i është shembur banesa 3 katëshe që e kishte me letra në fshatin Moravë në Berat, për shkak të zgjerimit Aeroportit Ushtarak të Kuçovës, në të cilën u vendos edhe baza e NATO-s. Ai thotë se ka marrë një dëmshpërblim prej 6 milionë lekësh, ndërkohë që arsyeja që i është drejtuar Fiksit është për shkak se, në momentin e demontimit të banesës, në muajin shkurt të vitit 2023, i kanë shkuar punonjësit e OSHEE-së dhe i kanë hequr...
Burimi:
top-channel.tv