Fiks Fare/ “E rrahu në mes të rrugës”, i mituri me autizëm dhunohet nga nëna, fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin

Fiks Fare/ “E rrahu në mes të rrugës”, i mituri me autizëm dhunohet nga nëna, fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin

Një ngjarje tronditëse është denoncuar në lagjen “Ali Demi”, ku një fëmijë i diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik dyshohet se është dhunuar vazhdimisht nga nëna e tij. Pamjet e siguruara nga emisioni Fiks Fare tregojnë momente të rënda, ku fëmija përpiqet të mbrohet, ndërsa nëna e godet dhe e shtrin përtokë në mes të rrugës. Sipas banorëve të zonës, rasti është denoncuar disa herë pranë institucioneve përkatëse, por pa asnjë reagim konkret. Ata shprehen se janë përballur me burokraci të tepërt dhe mungesë vullneti për të ndërhyrë në një situatë që, sipas tyre, rrezikon seriozisht jetën e fëmijës. “Kemi denoncuar disa herë, por na kanë kërkuar dokumente pa fund. Ndërkohë, fëmija vazhdon të dhunohet,” thotë një fqinj. Në pamje shihet qartë se nëna e...