Fiks Fare/ Apeli i 70-vjeçares që kujdeset e vetme për 3 të sëmurë mendorë. S’kanë kujdestari, KMCAP dhe psikiatri ia hedhin fajin njëri-tjetrit

Fiks Fare/ Apeli i 70-vjeçares që kujdeset e vetme për 3 të sëmurë mendorë. S’kanë kujdestari, KMCAP dhe psikiatri ia hedhin fajin njëri-tjetrit

Një 70-vjeçare nga fshati Darëzezë, në Fier, i është drejtuar emisionit Fiks Fare, pasi prej vitesh përballet e vetme me një barrë të rëndë familjare. Kujdesin për dy vëllezërit dhe motrën e saj, të tre me probleme të shëndetit mendor. Më i madhi është 72 vjeç, ndërsa motra 56. Sipas saj, motra ka pasur depresion që me kalimin e kohës është rënduar, ndërsa dy vëllezërit kanë lindur me probleme mendore.  70 vjeçarja bashkë me bashkëshortin jetojnë mes frikës dhe pamundësisë për t’i menaxhuar, sidomos kur mungon mjekimi. Ajo tregon mes lotësh se vonesat në recetat që dalin nga sistemi i bëjnë pacientët agresivë, duke rrëfyer se disa herë ka shpëtuar nga sëpata dhe sende të forta që ata hedhin në momente krize. Ndërsa e motra...