Festimet për Pavarësinë e SHBA-së, Aviacioni Civil ndalon sot për 3 orë ngritjen e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve
Sot në Tiranë, më 17 qershor do të festohet Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë event, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve. Sipas njoftimit në fjalë, kufizimi do të jetë nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (ora lokale), në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit me një rreze 150m nga qendra e Pallatit te Kongreseve, zonë e cila përfshinë edhe protestën që mbahet çdo ditë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa gjithashtu theksohet se protestuesit duhet të marrin masa për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve gjatë periudhës së kufizimit. “Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon...
Burimi:
sot.com.al