Festat e fundvitit, Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim për personat me aftësi të kufizuara
Qeveria akordon 15 mijë lekë shpërblim me rastin e festave të fundvitit për personat me aftësi të kufizuar. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë për 2025-ën, ndërsa në vendim përfshihen familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, si dhe ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar. Vendimi Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave Vendosi 1. Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000...
Burimi:
sot.com.al