Festa e Kurban Bajramit në Bulqizë, besimtarët falin namazin përpara xhamisë së qytetit

Festa e Kurban Bajramit në Bulqizë, besimtarët falin namazin përpara xhamisë së qytetit

Edhe në Bulqizë, besimtarët myslimanë kanë kremtuar mëngjesin e sotëm festën e Kurban Bajrami me faljen e Bajramit, e cila u zhvillua në sheshin përpara xhamisë së qytetit. Qindra besimtarë, të rinj e të moshuar, u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të kryer ritin e faljes dhe për të ndarë urimet në këtë ditë të shenjtë, që simbolizon sakrificën, paqen dhe solidaritetin njerëzor. Atmosfera në shesh ishte e mbushur me emocione, lutje dhe mesazhe shprese. Besimtarët, u bashkuan në lutje duke përcjellë mesazhe harmonie, mirëkuptimi dhe dashurie për njëri-tjetrin. Pas faljes, shumë prej tyre shkëmbyen urime. Myftiu i Bulqizë, Sejdin Strazimiri, gjatë fjalës së tij përcolli mesazhe të forta për faljen, pajtimin dhe bashkimin mes njerëzve. Ai theksoi se kjo ditë...