Fëmijët refuzojnë, bashkia varros 80-vjeçarin

Fëmijët refuzojnë, bashkia varros 80-vjeçarin

I braktisur nga të afërmit dhe pa praninë e asnjë familjari, është përcjellë për në banesën e fundit 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Arben Duka, përpjekjet e policisë për të kontaktuar familjarët dhe për të mundësuar tërheqjen e trupit rezultuan të pasuksesshme. Në mungesë të tyre, dhe në zbatim të procedurave ligjore, ceremonia mortore u organizua nga bashkia, pa praninë e asnjë personi, pa lule dhe pa homazhe. Viktima Dashurie Rrapaj është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, vendlindjen e saj, mes familjarëve dhe të afërmve.