“Favorizim i klientëve të pushtetit”/ ‘Territorialja’, reagon Zhupa: Investimet strategjike, simbol i grabitjes
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar filozofinë mbi të cilën është ngritur raporti i Maznikut mbi reformën territoriale. Ajo deklaron se lejet për investime strategjike të miratuara nga KKRT nuk mund të konsiderohen tregues suksesi. Sipas Zhupës, këto leje përfaqësojnë një model të grabitjes së pronave dhe favorizimit të klientëve të pushtetit, për të cilin po zhvillohen edhe hetime nga SPAK. Ajo thekson se suksesi i një bashkie duhet të matet me cilësinë e jetës së qytetarëve, shërbimet publike, zhvillimin ekonomik dhe aftësinë për të mbajtur banorët në vendlindjen e tyre, e jo me numrin e lejeve të ndërtimit. Reagimi i Ina Zhupës: A mund të jenë simbol i suksesit të një bashkie lejet e ndërtimit për investime strategjike?! Lejet për investime strategjike...
Burimi:
sot.com.al