“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë”, babai i Ervis Martinaj në GJKKO për pronat e të birit
Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të dëshmuar lidhur me pronat e të birit. Jashtë kamerave, ai deklaroi se fatin e djalit të tij e dinë të gjithë përveç medias dhe prokurorisë, duke shtuar se Ervisi është ekzekutuar në Durrës. Mustafa Martinaj theksoi se ka dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por sipas tij autoritetet nuk po e hetojnë çështjen si duhet.“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam...
Burimi:
sarandanews.com