“Fati i lojërave”/ Organizonin baste në lokal, arrestohet administratori, procedohet një tjetër në Tiranë

“Fati i lojërave”/ Organizonin baste në lokal, arrestohet administratori, procedohet një tjetër në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin lojëra fati. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar dhe është proceduar një 55-vjeçar. Ndërkohë gjatë operacioni u sekuestruan tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari. Njoftimi i plotë; Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati. Vihet në pranga administratori i njërit lokal, procedohet penalisht administratori i lokalit tjetër. Sekuestrohen tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, zbuluan 2 lokale...