Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre. Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i takojnë vitit 2025 dhe për Shqipërinë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet për 1 javë pushime. Vendi ynë renditet i dyti pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%, ndërsa pas Shqipërisë renditen Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Të dhënat tregojnë se pamundësia për të bërë pushime është veçanërisht e përhapur në vendet e Europës Juglindore dhe në ekonomitë me të ardhura më të ulëta. Në këtë tregues, Shqipëria është shumë më dobët edhe se rajoni. Në Serbi, rreth 36% e familjeve nuk mund të përballojnë...