Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka njoftuar takimin e parë me demokratët dhe mbështetësit e tij për vitin 2026. Salianji lajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale se nesër do të takohet me demokratët në vendlindjen e tij, Korçë. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në ambientet e Kinema Majestik. “Nesër, shihemi në Korçën e shtrenjtë, Kinema “Majestik”, ora 17:00”, shkroi Salianji. Ky është takimi i radhës dhe i pari për këtë vit, në turin e Salianjit, i cili ka zhvilluar takime në disa qytete deri tani si Durrësi, Elbasani, Gjirokastra dhe Shkodra.
Burimi:
gijotina.com