Erkand Qerimaj “shpërthen” para Europianit të Peshëngritjes, thyen 6 rekorde kombëtare…

Erkand Qerimaj “shpërthen” para Europianit të Peshëngritjes, thyen 6 rekorde kombëtare…

Peshëngritësi Erkand Qerimaj është shpallur Kampion i Shqipërisë në kategorinë 88 kg, duke zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme dhe duke thyer plot 6 rekorde kombëtare.Qerimaj e nisi garën në stilin e shkëputjes me një seri rezultatesh shumë të larta, ku ngriti 149 kg, duke vendosur rekord kombëtar që në provën e parë. Ai vijoi me 151 kg dhe më pas me 153 kg, duke përmirësuar sërish rekordin kombëtar dhe duke konfirmuar formën e tij shumë të mirë sportive.Edhe në stilin e shtytjes, kampioni shqiptar dominoi konkurrencën, duke realizuar 170 kg në provën e parë, ndërsa në provën e dytë ngriti 176 kg, rezultat që shënoi rekord kombëtar në dygarësh. Në provën e tretë ai ngriti 181 kg, duke vendosur një tjetër rekord kombëtar dhe duke...