Era e fortë në juglindje, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe bllokon rrugën në Korçë
Për shkak të erës së fortë, një rimorkio është shkëputur nga kamioni dhe ka bllokuar rrugën në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Belorta, në rrugën nacionale Korçë–Bilisht, ku sipas informacioneve rimorkioja e kamionit është shkëputur nga era e fortë dhe ka goditur një mjet tjetër në rrugë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës. Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse, të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv