Era e fortë aktivizon sërish zjarrin në Drenie/ Vijon beteja me flakët në Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri
Vatra e zjarrit në Drenie vijon të mbetet aktive, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit. Për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ka nisur ndërhyrja nga ajri. Forcat në terren po vijojnë punën për izolimin e vatrës, ndërsa ndërhyrja ajrore pritet të ndihmojë në shuarjen e zonave ku aksesi nga toka është i vështirë. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të koordinojnë operacionin për shuarjen e zjarrit.
Burimi:
sot.com.al