“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë e milionerit amerikan kërkon rihapjen e hetimit për vdekjen e tij

“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë e milionerit amerikan kërkon rihapjen e hetimit për vdekjen e tij

Jeffrey Epstein e mbytën, nuk u var në qelinë e tij të burgut në New York, sipas një mjeku që ishte i pranishëm në autopsinë e tij, shkruan Daily Mail. Dr Michael Baden ka bërë thirrje që shkaku i vdekjes së pedofilit të rihapet për hetim, pothuajse shtatë vite pasi ai u gjet I pajetë në Metropolitan Correctional Center më 10 gusht 2019. Ai nuk është i bindur nga përfundimi i Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të New York se milioneri amerikan i dha fund jetës së tij ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual. Sipas mendimit tim, vdekja e tij ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga presioni i shtrëngimit dhe jo nga varja,” tha patologu për The Telegraph. Ai shtoi: “Duke marrë...