EMRI –  Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Klivis Kuçaj, i cili u përfshi në një sherr dy ditë më parë në një lokal në Velipojë ku pati edhe të shtëna armësh në ajër. Krahas këtij sherri, i riu ishte shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje.Kuçaj dyshohet se afro 2 muaj e gjysmë më përpara ka plagosur një person ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale “tentativë vrasje”. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Kuçaj u përfshi në atë sherr në Velipojë me familjen Ramazani.Dyshohet se një natë para ngjarjes, më 7 qershor një grup të rinjsh janë përplasur duke debatuar me njëri-tjetrin ndërsa një ditë më pas ndodhi edhe dhuna ndaj Klevis Kuçaj. Ky i fundit bashkë me disa shokë shkuan tek lokali në...